Shkurt.ch
2000 të mitur pa prindër kanë kërkuar azil gjatë vitit 2016
Gjatë vitit që shkoi, në Zvicër kanë kërkuar azil afër 2000 të mitur. Shumica janë tinejxherë por në mesin e tyre ka edhe fëmijë të vegjël
Me gjithë rënien e madhe të numrit të azilkërkuesve që gjatë vitit 2016 erdhën në Zvicër, mbetet shqetësuese dukuria e të miturve ose fëmijëve që vijnë këtu të pashoqëruar nga prindërit. Nga hulumtimet që ka bërë radio SRF, rezulton se gjatë vitit që shkoi, në Zvicër kanë kërkuar azil afër 2000 të mitur. Shumica janë tinejxherë por në mesin e tyre ka edhe fëmijë të vegjël, transmeton albinfo.ch. Vetëm në vitin 2015 ka pasur më shumë fëmijë dhe të rinj që kanë kërkuar azil në Zvicër.
Në vitin 2015 Berna zyrtare pati filluar që të miturit e pashoqëruar t`i shpërndante edhe në kantonet që nuk kanë përvojë në punë me ta. Konferenca e drejtorëve kantonalë për çështje Sociale (SODK) për këtë arsye kishte dhënë rekomandime të cilave kantonet duhet t`u përmbahen.
Sipas bilancit të ndërmjetmë, aktualisht pothuaj të gjithë të miturit e pashoqëruar, janë strehuar në mënyrë të veçantë dhe jo së bashku me azilkërkuesit e rritur, pra është vepruar sipas rekomandimeve të SODK.
Por ajo që mbetet problematike është se si të integrohen në tregun zviceran të punës refugjatët e rinj e të pashoqëruar. Sekretarja e përgjithshme e SODK, Gaby Szöllösy tërheq vërejtjen se “në rast se nuk ka sukses kjo, ata do të mbeten të varur nga ndihmat sociale dhe kjo do të ketë kosto të lartë”. Edhe tash kantonet kanë mungesë të theksuar të mjeteve për azilkërkuesit e rinj, të pashoqëruar.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














