Sport
Stadiumi Kombëtar të quhet ‘Fadil Vokrri’
Analistë, trajnerë e gjyqtarë kanë propozuar që stadiumi kombëtar të emërtohet “Fadil Vokrri”
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë lejen për ndërtimin e stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Vendimi i fundit i CAS i ka dhënë ‘shqelmin e fundit’ Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa kjo u konsiderua si meritë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan albinfo.ch.
Analistë, trajnerë e gjyqtarë kanë propozuar që stadiumi kombëtar të emërtohet “Fadil Vokrri”.
“Stadiumi kombëtar `Fadil Vokrri`, ide fantastike. Legjenda e futbollit kosovar e meriton këtë”, ka shkruar trajneri Ismet Munishi në “Facebook”.
Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Besfort Kosumi, ka propozuar që stadium nacional i Kosovës, të quhet Fadil Vokrri. Përmes një postimi të tij në “Facebook”, ai ka marrë shembull emrat e stadiumeve në Turqi. “Stadiumi i Kosovës ‘Fadil Vokrri’. Ekzistojnë shumë stadiume që mbajnë emra të legjendave të gjalla. Fatih Terim Stadium e shumë stadiume tjera, emri i stadiumit e meriton me pas emrin e legjendës Fadil Vokrri. Me merita dhe punën e tij i mposhtëm shumë barriera që politika nuk mundi”, ka shkruar Kosumi.
Edhe trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Tahir Batatina, ka propozuar që stadiumi kombëtar i Kosovës të marrë emrin e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.
“Duke e parë nëpër proceset që ka kaluar futbolli kosovar dhe angazhimin disavjeçarë, një angazhim ku do të mbetet në histori nga një president i një futbolli për lobimin dhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai deklasoi palën serbe me mbështetjen e Federatave Evropiane të Futbollit që të mbështetet Kosova për pranim. Unë mendoj se Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të quhet ‘Arena Kombëtare Fadil Vokrri’”, ka shkruar trajneri i Llapit në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












