Merkel i kërkon Tadiqit zgjidhje të mosmarrëveshjeve me Kosovën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar në Beograd me presidenti e Serbisë, Boris Tadiq, për të kërkuar nga ai që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën.
Kancelarja Merkel ka thënë se do t’u tregojë liderëve serbë se një nga parakushtet për Serbinë që të integrohet në Bashkimin Evropian është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Kurse, presidenti Tadiq ka thënë se Serbia konsideron se çdo zgjidhje lidhur me konfliktet e veçanta në territorin e Evropës juglindore duhet të marrë parasysh stabilitetin e tërë rajonit, andaj i kundërshton precedentët.
“Ne do të ballafaqohemi me çështje shumë të komplikuara, e një prej tyre është edhe Kosova. Serbia s’ka iluzione se mund ta fusë në konflikt BE-në, por Serbia dëshiron t’i zgjidhë konfliktet në territorin e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Tadiq.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve Senati i Zvicrës ka votuar për të kërkuar që policia të përmendë sistematikisht kombësinë e të... -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”













