Sport
Përballja klasike në “Australian Open”
Finalja e meshkujve në mes të Federer dhe Nadal zhvillohet të dielën në orën 09:30 të mëngjes sipas kohës evropiane
Grand Slemi i “Australian Open” dhuron një finale spektakolare në mes Roger Federer dhe Rafael Nadal, shkruan albinfo.ch.
Kjo finale të kthen pas në vite, kur këta dy tenistë ishin në maje të këtij sporti dhe finalet diskutoheshin në mes tenistëve më të mirë të planetit.
Federer në gjysmëfinale kishte mundur zviceranin tjetër, Stan Wawrinka, derisa Nadal eliminoi Grigori Dimitrov.
Finalja e Melburnit do të jetë finalja e 21-të në karrierë në turnetë Grand Slem për spanjollin Nadal, nga të cilat ai ka mundur të fitojë 14. Roger Federer dhe Rafael Nadal do të luajnë mes tyre finalen e nëntë Grand Slem, me tenistin nga Majorka që ka një avantazh me gjashtë fitore kundrejt dy të rivalit të tij historik.
Finalja e meshkujve zhvillohet të dielën në orën 09:30 të mëngjes sipas kohës evropiane.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











