Shkurt.ch
Arratiset kroatja nga një burg i Bernës
E veçanta në këtë mes është se opinioni është njoftuar për këtë arratisje vetëm të shtunën, pra 4 ditë pasi që ajo ka ndodhur
Një grua e re, e burgosur në burgun e grave në Hindelbank të Kantonit të Bernës ia ka dalë të arratisej të martën në mbrëmje. Ajo, një kroate në mes 30 dhe 40 vjeçare, ishte ngjitur mbi murin me tela që shërben për siguri të burgut dhe kishte ikur tutje, në drejtim të panjohur. Vetëm një minutë pas ikjes së saj, ishte vënë re mungesa dhe ishte nisur ndjekja nga strukturat e brendshme të sigurisë së burgut, shkruan sda.ch.
E veçanta në këtë mes është se opinioni është njoftuar për këtë arratisje vetëm të shtunën, pra 4 ditë pasi që ajo ka ndodhur, transmeton albinfo.ch. Drejtoria e burgut e arsyeton mos dhënien e alarmit me faktin se e arratisura nuk përbën rrezik për popullatën. Ajo ka qenë duke e mbajtur burgun për vjedhje. Në raste të tilla nuk praktikohet informimi “aktiv” i opinionit.
Sipas drejtoreshës së këtij burgu, të vetmit për femra, muri i sigurisë është i vjetruar dhe nuk përkon me kërkesat e sotme.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












