Bota
Kanadaja i përgjigjet Trump-it për refugjatët: “Mirë se vini në Kanada!”
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të pranuar refugjatë, “pavarësisht besimit të tyre”, një ditë pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e shtatë vendeve myslimane.
“Të gjithë ata që largohen nga persekutimi, terrori dhe lufta, e di se Kanadaja do t’i pranojë, pavarësisht besimit tuaj”, ka shkruar në Twitter Trudeau. “Forca jonë është në diversitet. Mirë se vini në Kanada!”, shtoi Trudeau, përcjell albinfo.ch.
Ai nuk ka komentuar mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara direkt, por një mesazh në Twitter postoi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një dekret ekzekutiv që në tre muajt e ardhshëm të ndalojë hyrjen në vendin e tij të qytetarëve të shtatë vendeve myslimane, Irak, Iran, Libi, Somali, Sudan, Siria dhe Jemeni.
Kryeministri i Kanadasë në dhjetor të vitit 2015 personalisht ka mirëpritur refugjatët e parë sirianë.
Kanadaja ka marrë më shumë se 35.000 refugjatë sirianë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











