E-Diaspora
Kapet banda me kosovarë, serbë dhe boshnjakë, ka bërë 97 vjedhje
Ata vijnë nga Bosnja, Kosova dhe Serbia. Tre prej tyre ishin me vendqëndrim në Zvicër ndërsa të tjerët vinin si “turistë kriminelë” nga Franca për të marrë pjesë në vjedhje
Policia e Lucernit, pas hetimeve intensive ia ka dalë të kapë një bandë prej 7 vjedhësish të cilët nga tetori i vitit 2013 deri në qershor të vitit 2015 ka bërë 97 vjedhje. E përkthyer në para, shuma e përgjithshme e këtyre vjedhjeve shkon deri në 460 mijë franga ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 700 mijë franga, shkruan polizeinews.ch.
Banda ka vepruar në tetë kantone: Aargau, Bernë, Baseland, Jura, Lucern, St. Gallen. Solothurn dhe Cyrih.
Shtatë pjesëtarët e saj janë arrestuar në kohë të ndryshme, nga mesi deri në fund të vitit 2015, transmeton albinfo.ch portalin policor. Ata janë të moshave në mes 29 dhe 53 dhe vijnë nga Bosnja, Kosova dhe Serbia. Tre prej tyre ishin me vendqëndrim në Zvicër ndërsa të tjerët vinin si “turistë kriminelë” nga Franca për të marrë pjesë në vjedhje.
Banda ka pasur organizim profesional dhe aksionet i ka kryer me përbërje të ndryshuar. Ata i kanë planifikuar aksionet me kujdes dhe punonin me vegla përkatëse si dhe me aparate komunikimi dhe duke mbajtur roje, përcjell albinfo.ch.
Të arrestuarit ishin specializuar në veçanti për vjedhje nëpër shtëpi familjare ose në firma biznesi, me ç`rast vidhnin para ose gjësende me vlerë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












