Shkurt.ch
Nga korriku, mund të dhurojnë gjak edhe homoseksualët
Që nga paraqitja e AIDS-it, meshkujt nuk lejohen të japin gjak nëse nga viti 1977 e tutje kanë pasur seks me meshkuj të tjerë. Kjo lidhet me faktin se në atë kohë, nga fundi i viteve `70 të shekullit të kaluar është paraqitur AIDS-i
Meshkujt homoseksualë në Zvicër, pas një kohe të gjatë ndalese, do të kenë sërish të drejtë të dhurojnë gjak. Autoriteti mbikëqyrës për çështje mjekësore, Swissmedic ka miratuar një kërkesë të bërë nga organizata për dhurim të gjakut në kuadër të Kryqit të Kuq Zviceran (SRK) për anulimin e ndalesës së përmendur, shkruan sda.ch.
Si rezultat, nga korriku i këtij viti, edhe homoseksualët do të fitojnë të drejtën për dhënie gjegjësisht dhurim të gjakut, transmeton albinfo.ch. Por, për të dhuruar gjakun e tyre, ata duhet të plotësojnë një kusht: që në dymbëdhjetë muajt e fundit të mos kenë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Sipas organizatës për transfuzionin e gjakut, afati i ndalesës prej 12 muajsh e ul ndjeshëm rrezikun nga ndonjë bartja e ndonjë sëmundjeje.
Që nga paraqitja e sëmundjes së imunitetit të dobësuar (AIDS) meshkujt nuk lejohen të japin gjak nëse nga viti 1977 e tutje kanë pasur seks me meshkuj të tjerë. Kjo lidhet me faktin se në atë kohë, nga fundi i viteve `70 të shekullit të kaluar është paraqitur AIDS-i.
Organizata e transfuzionit të gjakut në kuadër të SRK ka alarmuar së fundi lidhur me mungesën e rezervave të gjakut. Vala e hershme dhe e fortë e gripit e kombinuar me sëmundje të ndryshme të lukthit e të zorrëve, ka shkaktuar ulje të rezervave të gjakut.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













