Shkurt.ch
Në SHBA mund të udhëtojnë zviceranët me dyshtetësi të vendeve “problematike”
Bëhet fjalë pra për personat që, përveç pasaportës zvicerane kanë edhe pasaportë gjegjësisht shtetësi të: Irakut, Iranit, Sirisë, Libisë, Sudanit, Somalisë dhe Jemenit
Shtetasit e shtatë vendeve myslimane, të cilave presidenti i ri amwerikan, Trump ua ka ndaluar hyrjen në SHBA, e të cilët kanë edhe shtetësi zvicerane mund të përfitojnë hë për hë nga një lehtësim. Ata mund të udhëtojnë për në SHBA, por vetëm me kushtin që të kenë tashmë një vizë të lëshuar më pare nga ndonjë përfaqësi amerikane, shkruan sda.ch. Këtë rezultat e kanë nxjerrë bisedimet e posapërfudnuara në mes të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës (EDA) dhe Ambasadës Amerikane në Bernë.
Bëhet fjalë pra për personat që, përveç pasaportës zvicerane kanë edhe pasaportë gjegjësisht shtetësi të: Irakut, Iranit, Sirisë, Libisë, Sudanit, Somalisë dhe Jemenit.
Informacione të hollësishme dhe zyrtare lidhur me rrezen e veprimit dhe kohëuzgjatjen e kësaj mase, mund të japin vetëm ambasadat dhe konsullatat amerikane, transmeton albinfo.ch njoftimin e EDA-s.
Përjashtime të tjera sa i përket ndalesës së përmendur bëhen të ditura nga Gjermania. Nga to përfitojnë personat që kanë viza diplomatike, viza të NATO-s si dhe viza të caktuara për udhëtim në selinë e OKB-së (Nju Jork) për të punësuarit e organizatave ndërkombëtare, bën të ditur Ministria e Jashtme e Gjermanisë
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














