Kultura
Edhe tri shfaqje të “Kosovo for Dummies”, në Winterthur
Pas shfaqjes së mbrëmshme, seria e shfaqjeve në Winterthur të "Kosovo for Dmmies", me autor Jeton Nezirajn, do të vazhdojë sonte, më 3 mars si dhe neser dhe pasnesër, më 4 dhe 5 mars
Rreth një vit e gjysmë më parë është dhënë në teatrin “Schlachthaus” të Bernës pjesa teatrore e autorit nga Kosova, Jeton Neziraj “Kosovo for Dummies”. Pas premierës dhe një sërë reprizash në këtë teatër, ajo ishte shfaqur edhe në Cyrih, Lucern dhe Aarau. Ndërsa në fillim të muajit mars vazhdon rrugëtimi i saj i suksesshëm me katër shfaqjet që do të jepen në “Kellertheater” në Winterthur.
Me figurën e refugjates kosovare Antigona (luajtur nga Albana Agaj) e cila “aterron” në Zvicrën e ëndrrave të saj dhe bie në një realitet jo shumë mikpritës, autori në këtë shfaqje personifikon terrenin e ashpër i cili i pret kudo migrantët.
Autori Neziraj tekstin për këtë dramë e ka shkruar enkas për teatrin zviceran dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësen e produksionit “Foreverproductions”, aktoren dhe regjisoren shqiptare me qëndrim në Zvicër, Albana Agaj.
Regjia: Johannes Mager; Aktrojnë: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Nadim Jarrar, Robert Baranovski, Ursula Stäubli; Muzika: Maurice Könz Skenografia: Hugo Ryser/ Manuel Schüpfer; Movement: Emilia Guidicelli. Udhëheqja e Produksionit: Annette von Goumoëns; Produktsoni: forever productions “foreverproductions.ch”;
Datat e shfaqjeve në Kellertheater të Winterthurit janë: 2 dhe 3 mars, me fillim në orën 20.00 si dhe më 4 dhe 5 mars, nga ora 17.30
Informacionet: www.kellertheater-winterthur.ch
Trezervimi i biletave: [email protected] ose: 052-2675117
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Mars 2017
- Ora20:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit5 Mars 2017 - 17:30
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













