Tematike
Qeveria hap shqyrtimin rreth kundërpropozimit për iniciativën “Rasa”
Iniciativa “Rasa” (Raus aus dem Sackgasse/Jashtë nga qorrsokaku) synonte që të hiqej nga kushtetuta federale neni 121a, i cili qe futur si rezultat i iniciativës së SVP-së kundër migrimit masiv, në votimin e bërë më 9 shkurt 2014
Pasi që në janar të vitit që shkoi, Këshilli Federal kishte bërë dy propozime për kundërpropozimin në lidhje me iniciativën “Rasa”, ai sot ato ia ka kaluar parlamentit për shqyrtim.
Iniciativa “Rasa” (Raus aus dem Sackgasse/Jashtë nga qorrsokaku) synonte që të hiqej nga kushtetuta federale neni 121a, i cili qe futur si rezultat i iniciativës së SVP-së kundër migrimit masiv, në votimin e bërë më 9 shkurt 2014. Me këtë do të anulohej edhe iniciativa e votuar, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga Këshilli Fderal i Zvicrës.
Sigurisht, kërkesa e bërë nga komiteti i iniciativës Rasa kundërshtohet nga Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Dhe, si alternativë ai ka përpunuar dy propozime për një kundërpropozim të drejtpërdrejtë. Rreth tyre tash mund të marrin qëndrim partitë, kantonet dhe grupet e interesit.
Versioni i parë parasheh që neni 121a të plotësohet me një pasus ku do të shkruhet në çështjen e migracionit “do të kihen parasysh marrëveshjet ndërkombëtare që kanë rëndësi të madhe për pozitën e Zvicrës në Evropë”. Ndërsa propozimi i dytë nuk do ta ndryshonte nenin e përmendur por do të heqë dispozitën kalimtare sipas të cilës iniciativa duhet të zbatohet brenda tri viteve nga votimi.
“Këshilli Federal është i mendimit se Zvicra ka nevojë edhe më tutje për marrëdhënie të mira dhe stabile me BE-në dhe për këtë arsye marrëveshjet bilaterale duhet të vazhdojnë të veprojnë”, i arsyeton qeveria dy variantet e saj të kundërpropozimit.
Procedura e shqyrtimit zgjat deri më 1 mars 2017. Kjo procedurë e shkurtuar është imponuar me faktin se qëndrimi lidhur me iniciativën Rasa duhet të merret deri në fund të prillit të këtij viti.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












