Shkurt.ch
Gjykata Administrative Federale: Ikja ilegale nga Eritrea, nuk është bazë për azil
Vendimin e saj, Gjykata e ka mbështetur në informacionet se shtetasit e Eritresë që jetonin në Zvicër kanë udhëtuar si turistë në vendin e tyre të prejardhjes, pa pësuar asgjë nga autoritetet
Ikja në mënyrë ilegale nga Eritrea nuk mund të konsiderohet më si shkak i mjaftueshëm për të kërkuar azil në Zvicër. Për një gjë të tillë duhen edhe faktorë tjerë, dëshmi plotësuese. Kështu ka vendosur Gjykata Federale Administrative e Zvicrës, duke e ndryshuar në këtë mënyrë edhe praktikën që ka funksionuar deri më tash lidhur me këtë problematikë, shkruan srf.ch.
Vendimin e saj, Gjykata në fjalë e ka mbështetur në informacionet se shtetasit e Eritresë që jetonin në Zvicër kanë udhëtuar si turistë në vendin e tyre të prejardhjes, pa pësuar asgjë nga autoritetet e vendit, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo ka ndodhur, pavarësisht faktit se ata dikur e kishin braktisur vendin në mënyrë ilegale.
Vendimi i marrë nga Gjykata Federale Administrative është i formës përfundimtare. Por gjykata nuk është shprehur rreth asaj se si do të trajtohen rastet kur eritreanët kanë ikur nga vendi duke dezertuar nga shërbimi ushtarak.
Edhe para këtij vendimi, autoritetet zvicerane kanë filluar nga viti i kaluar të kenë një qasje më restriktive ndaj azilkërkuesve të ardhur nga Eritrea. Kjo, veç tjerash për faktin se disa delegacione zvicerane që kanë vizituar këtë vend afrikan kanë konstatuar se ankesat për trajtim mizor nga autoritetet e atjeshme kanë qenë të ekzagjeruara ose ky trajtuim është zbutur ndërkohë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














