Lajme
Maltretimet e gazetarëve në Shqipëri
Vonesat në paga, mosdhënia e tyre, kontratat e njëanshme, liria e kufizuar, janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët në Shqipëri
Gazetarët në Shqipëri kanë pak liri në punën e tyre, derisa ballafaqohen me shumë probleme, madje edhe esenciale si vonesa e pagave ose mosdhënia e tyre. Por, edhe kontratat nuk janë kolektive dhe bëhen sipas dëshirës së pronarëve, shkruan “DW”.
Unioni i Gazetarëve në Shqipëri është i shqetësuar për këtë fakt, megjithatë, nuk mund të bëjë shumë. “Çdo vit e përjetojnë këtë rreth 90% e gazetarëve. Kjo vonesë kap 1-3 muaj. 75 % e mediave e përsërisin këtë rregullisht. Ndërkohë që bosët e mediave nuk japin sqarime zyrtare për këtë, ata përpiqen të justifikohen verbalist”, thotë Aleksandër Çipa për “Deutschen Wellen”, përcjell albinfo.ch.
Por, gazetarët shqiptarë duhet të durojnë shumë, pasi rrezikojnë të humbasin vendin e tyre të punës. Frika nga humbja e vendit të punës është më e madhe se ngritja e zërit kundër bosëve të mediave. Gazetarët dhe kameramanët e televizionit “A1news” kishin lënë punën në shenjë proteste, duke kërkuar rrogat mujore. Por, ky televizion është mbyllur, derisa gazetarët nuk i kanë marrë paratë e tyre.
As orët shtesë nuk paguhen. Janë të pakta media në Shqipëri që e bëjnë këtë. Në Shqipëri mund të pushosh nga puna një gazetar dhe askush nuk jep llogari, derisa shumica e kontratave janë të njëanshme.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













