Sport
Kik-boksieri Florian Marku, me flamur shqiptar e grek
“Doja të jepja një mesazh se të dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, ka thënë Florian Marku
Shqipëria dhe Greqia njihen si vende rivale dhe që nuk e duan shumë njëra-tjetrën, megjithatë, rasti i kikboksierit shqiptar, Florian Marku, i ka habitur të gjithë, duke shënuar edhe një rast precedent, raporton albinfo.ch.
Pasi që fitoi titullin botëror kundër danezit Hassan Muhareb në dorë ka ngritur flamurin shqiptar dhe atë grek. Meçi u zhvillua Ivanofio të Selanikut në Greqi.
Kjo sigurisht bëri bujë në mediat greke e shqiptare, derisa ai ka shpjeguar se pse e ka bërë një veprim të tillë. “Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi, janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu, rifillova karrierën time dhe unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart”, ka thënë Marku për mediat greke.
“Doja të jepja një mesazh se të dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, shtoi Florian Marku.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













