Lajme
Nesër pritet të rrënohet muri në Mitrovicë
Në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-në institucionet kosovare kanë marrë vendimin për rrënim
Pasi kanë kaluar rreth dy muaj nga ngritja e murit “misterioz” në veriun e Mitrovicës, duket se më në fund ai do të rrënohet. Murin e ndërtuar ilegalisht, institucionet kosovare që në fillim ishin zotuar se do ta rrënonin. Më në fund , në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-në institucionet në fjalë kanë marrë vendimin për rrënim.
Portali Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin është pararparë heqja e këtij muri ilegal. Firmosjen për largimin e tij e kanë bërë edhe serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiq dhe Branimir Stojanoviq. Ndër të tjera, aty thuhet se palët kanë rënë dakord për heqjen e strukturës ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.
“Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti. Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese”, thuhet në vendimin e nënshkruar në orën dy pasmesnate.
Derisa është paralajmëruar se ndërtimi i projektit të ri do të nisë më 7 shkurt. “Drejtoria e urbanizmit në veri do ta lëshojë lejen e ndërtimit në përputhje me pikën III të këtij vendimi”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














