Gruaja
Artistja Makfire Kryeziu po krijon emër në Austri
Makfire Osmani – Kryeziu ka pesë vite që jeton dhe krijon në Austri. Veprimtaria e saj shtrihet në fusha të ndryshme të artit si në pikturë, skulpturë dhe mozaik. Punimet e saj artistike janë duke u pëlqyer nga publiku austriak
Krijimtarinë e saj si piktore e ka filluar në Prishtinë, Kosovë dhe po e vazhdon edhe në Austri. “Magi” siç e njohin të gjithë Makfire Osmanin-Kryeziun, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e skulpturës. Gjatë disa viteve në Kosovë ajo ka qenë pjesë e shumë ekspozitave në vend dhe jashtë tij. Që nga viti 2012 Magi jeton në Klagenfurt të Austrisë. Edhe në Austri, ajo ka mbajtur disa ekspozita personale dhe ka marrë pjesë edhe në ekspozita të tjera, kolektive.
“Kur erdha në Austri, fillimisht kisha një prezantim në Universitetin e Klagenfurtit si artiste nga Kosova, mandej ka qenë ekspozita ime e parë në mesin e dy artistëve të tjerë, ku jam paraqitur me njëzet punime”, theksoi ajo për “albinfo.ch”.
Veprimtaria e saj artistike shtrihet në pikturë, skulpturë dhe mozaik. I pëlqen të eksperimentojë e të provojë veten në shumë fusha. Stili në të cilin punon ajo po ashtu është i kombinuar abstrakt modern. “Më pëlqen të trajtoj tema sociale nga përditshmëria jonë. Kam provuar të punoj vepra me gjësende që janë për t’u hedhur (mbeturina), me ç`rast kam realizuar një mozaik me gjëra të recikluara. Ky mozaik më është vlerësuar jashtë mase nga publiku dhe njohësit e artit”, ka thënë ajo.
Punimet e artistes nga Kosova janë mjaft të kërkuara nga publiku austriak, ndonëse ajo deri më tash ka qenë më shumë e koncentruar në krijimin e veprave se sa në shitjen e tyre.
Projektet e Magit për të ardhmen janë që të punojë edhe më shumë duke trajtuar tema dhe probleme të ndryshme të përditshmërisë me mjetet e saj artistike.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMakfire Osmani-Kryeziu
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Austri
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut