E-Diaspora
U paguante nëpunësve zviceranë nga 1000 franga për një vizë B!
Kryesori në këtë aferë është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime “Aliu BigTeam”, që në gusht të vitit 2016 u mbyll
”
Ticiononews” dhe ‘Blick.ch’ ka sjellë detaje të reja rreth kosovarit, i cili kishte korruptuar dy zyrtarë që e kanë furnizuar kosovarin 25-vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, lajm që ishte transmetuar dje edhe në albinfo.ch.
Skandali kishte plasur të martën, kur u arrestuan gjashtë persona, ndër ta pesë shtetas zviceranë me prejardhje nga Kosova dhe një turk. Ndër të arrestuarit është një funksionar i Entit për Migrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).
Mësohet se kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime “Aliu BigTeam”, që në gusht të vitit 2016 u mbyll, përcjell albinfo.ch.
Përveç punëve ndërtimore, kompania ka mbajtur punëtorë në të zezën, nga shtetet e lindjes dhe jashtë BE-së. Për të punuar në kantonin e Tiçinos, ata është dashur të kenë lejen e qëndrimit, të cilën e kanë siguruar për 1000 franga për person, përmes personave të implikuar në rast, që punonin ne entin për migrim.
Patrioti ka të kaluar kriminale pasi në Kosovë ishte dënuar me gjashte muaj burg, kurse emri i tij është edhe në listat kërkuese ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Ai tani akuzohet për trafikim me njerëz, falsifikime dokumentesh korrupsion dhe shkeljen e ligjeve për të huajt.
Patrioti është kapur javën e kaluar kur po hynte në Zvicër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















