Shkurt.ch
Presidenti austriak për vizitë në Zvicër
Përveç që është vizita e parë jashtë vendit, për presidentin austriak takimi me homologen zvicerane (Leuthard) është edhe i pari me kreun e qeverisë së një vendi të huaj
Presidenti i ri i Austrisë, Alexander Van der Bellen ndodhet për vizitë zyrtare në Zvicër. Kjo është vizita e tij e parë nga marrja e postit të presidentit.
Në Bernë, Van der Bellen është pritur nga presidentja federale Doris Leuthard, njoftojnë mediat zvicerane. Në bashkëbisedimin në mes të dy homologëve, marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë vlerësuar si të ngushta dhe me mirëbesim të plotë, transmeton albinfo.ch. Përveç për marrëdhëniet bilaterale, krerët e dy shteteve fqinje kanë folur edhe për tema si Brexit-i dhe situata në fushën e migracionit në Evropë, ka thënë në një konferencë për media presidentja e Zvicrës, Leuthard.
Ndërsa mysafiri nga Austria, duke iu referuar marrëdhënieve të vendit të tij me Zvicrën ka thënë veç tjerash se do të dëshironte që marrëdhënie të tilla të mira do të dëshironte të kishte edhe me vendet tjera fqinje.
Përveç që është vizita e parë jashtë vendit, për presidentin austriak takimi me homologen zvicerane është edhe i pari me kreun e qeverisë së një vendi të huaj. Para vizitës në Bernë ai kishte zhvilluar vizita edhe në Bruksel dhe në Strasburg, por atje kishte pasur takime me përfaqësues institucionesh të BE-së.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














