Lajme
Më 16 shtator fillon zbatimi i Marrëveshjes për doganat
Kryeministri Thaçi ka thënë se ri-hapja e pikave doganore nuk nënkupton kthimin në gjendjen e para 25 korrikut
Kosova është e vendosur që të fillojë zbatimin e marrëveshjes për vulat e doganave që nga data 16 shtator, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.Ai paralajmëroi ri-funksionalizimin e pikës doganore 31 në veri, kurse për pikën 1 tha se nevojitet fillimisht rregullimi i infrastrukturës për shkak të dëmtimit të saj, njofton radio “Evropa e lirë”.
Por, Thaçi tha se ri-hapja e pikave doganore nuk nënkupton kthimin në gjendjen e para 25 korrikut. Atje do të ketë masa të reja dhe përfundimisht do të ndalet kontrabanda dhe krimi ndër – kufitar, është shprehur Thaçi.
Kryeministri i Kosovës ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së të cilët bënë thirrje që Qeveria e Kosovës të përmbahet dhe të mos i përsërisë në të ardhmen aksionet policore siç ishte ai i datës 25 korrik.
Thaçi tha se për aksione të tilla më nuk ka nevojë, pasi që sipas tij, tani për këtë pjesë të Kosovës do të vendosen masa të reja të sundimit të rendit dhe ligjit.
Për dallim nga e kaluara kur mallrat serbe janë futur përmes Serbisë në Kosovë pa u doganuar dhe ngarkuar me taksa, tani Thaçi paralajmëroi që procedurave ligjore do t’u nënshtrohen të gjithë.
Me marrëveshjet Prishtinë – Beograd për njohjen e vulës së Doganave të Kosovës nga Serbia, Kosova tani përfundimisht paralajmëron edhe fundin e masave të reciprocitetit, me çka mund të vazhdojë bashkëpunimi tregtar ndërmjet dyja vendeve.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të reagojë pala serbe nga Beogradi, e cila ka interpretuar ndryshe marrëveshjen e fundit në Bruksel, duke e përjashtuar mundësinë që doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës të shkojnë në pikat doganore 1 dhe 31 për të kryer punën e tyre.
Qëndrimet e palës serbe janë që marrëveshja për vulat të kthejë gjendjen para datës 25 korrik dhe jo të vë në funksion aplikimin e taksave doganore për mallrat që nga Serbia futen në Kosovë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













