Jeta në Zvicër
Për kontrolle më të rrepta të kamionëve që udhëtojnë në Zvicër
Të ballafaquar me parregullsitë e vazhdueshme, ASTAG, shoqata ombrellë e transportuesve zviceranë dhe Iniciativa Alpine kanë bërë thirrje për më shumë inspektime të kamionëve që udhëtojnë në Zvicër.
Në vitin 2016 për 34.000 kamionë të kontrolluar, autoritetet kanë gjetur më shumë se 17.000 vepra penale, tregojnë të dhënat statistikore të shpallura javën e kaluar. Duhet pasur parasysh se për një kamion të vetëm mund të ketë disa vepra penale. Megjithatë, statistikat, të cilat prekin kryesisht automjetet e huaja, shqetësojnë shoqatat që avokojnë për transport nëpërmjet hekurudhave.
Sa për kujtesë, Mathias Reynard ka paraqitur një interpelancë në Këshillin Federal në dhjetor. Këshilltari nacional socialist i Valais pati kërkuar që “të shqyrtohen kontrollet e zbatuara sipas konceptit për intensifikim të kontrollit të trafikut”, të paraqitur në vitin 2003 nga Zyra Federale e Rrugëve.
I zgjedhuri beson se është koha për të bërë një bilanc rreth efekteve të ndërmarra. Ai do të kërkojë në seancën e ardhshme të Këshillit Nacional një kontroll më të madh, duke përfshirë edhe masat për antindotje.
Për Jon Pult, president i Iniciativës Alpine, kamionët mund t’i shmangen shumë lehtë ligjit. Sot është shumë e lehtë të udhëtosh pa respektuar kohën e pushimit të detyrueshëm, të kesh frena të dëmtuar, etj.
Sipas Jean-Daniel Faucherre, “këta njerëz kalojnë nëpërmjet Zvicrës dhe ndotin vendin tonë”.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”













