Shkurt.ch
80.8% të personave me status refugjati marrin ndihma sociale
Shifrat i referohen vitit 2015, kur ishte shënuar një rritje e numrit të refugjatëve që merrnin ndihma sociale, sepse në Zvicër jetonin për një të tretën më shumë azilkërkues se një vit më parë
Zyra Federale për Statistikë ka publikuar sot një informacion sipas të cilit 80.8 për qind nga të gjithë refugjatët me status të pranuar refugjati ose me qëndrim të përkohshëm. Por kjo statistikë i referohet vitit 2015 pasi që për vitin 2016 ende nuk është në dispozicion një shënim i tillë.
Atëbotë ishte shënuar një rritje e numrit të refugjatëve që merrnin ndihma sociale, nga arsyeja e thjeshtë se në Zvicër jetonin për një të tretën më shumë azilkërkues se një vit më parë, transmeton albinfo.ch Nga 20130 refugjatët që merrnin ndihma sociale, rreth gjysma ishin më të rinj se 26 vjeçarë.
Megjithatë, trendi i shfrytëzimit të ndihmave sociale nga refugjatët po shkon drejt uljes. Në vitin 2012 ajo arrinte në 86 për qind.
Shikuar sipas vendeve të prejardhjes, më së shumti ndihma sociale përpjesëtimisht kanë marrë refugjatët nga Kolumbia dhe ata nga Rusia, përkatësisht nga 90 për qind e tyre, përcjell albinfo.ch. Por, duke qenë se ka fare pak azilkërkues nga këto vende, edhe numri i atyre që jetojnë nga ndihmat sociale është i vogël.
Ndryshe, më shumë se 50 për qindëshin e të gjithë refugjatëve që marrin ndihma sociale e përbëjnë eritreanët, 15 për qind sirianët dhe 9 për qind kinezët.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











