Lajme
Shqipëria në rrjetin e gazit Trans-Adriatik
Realizimi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të jetë një hap i madh përpara në hapjen e korridorit jugor të gazit
Konsorciumi për menaxhimin e gazsjellësit “Trans-Adriatik” ka bërë të ditur se i ka dërguar Shqipërisë aplikacionin përkatës në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për transportimin e gazit nga Lindja drejt Perëndimit.
Drejtori menaxhues i TAP-it, Kjetil Tungland, ka deklaruar se projekti në fjalë, me një hap të tillë, tashmë është zhvendosur një hap më afër realizimit të tij konkret, duke u bërë kështu një ëndërr e prekshme edhe për Shqipërinë, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas tij kërkesa për aplikim që i është dërguar Shqipërisë, i është paraqitur edhe Greqisë e Italisë, në mënyrë që edhe ato të mund të marrin gaz natyror përmes territorit të tyre, të përcjellë nga vendet e Lindjes.
TAP u dërgon në këtë mënyrë palëve të treta aplikimet në mënyrë që konsorciumi të hyjë në një marrëveshje me transportuesit e parë të gazit, të cilët punojnë në fushën Deniz Shah II në Azerbajxhan.
TAP, në një deklaratë të fundit, citon se realizimi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të jetë një hap i madh përpara në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke diversifikuar furnizimin dhe rritjen e sigurisë energjetike për Evropën”.
Bashkimi Evropian është duke kërkuar një rrjet tubacionesh në Korridorin jugor që mbështetet në gazin natyror të vënë në dispozicion nga Azerbajxhani.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












