Pahor i siguroi Thaçit mbështetjen e Sllovenisë
Pahor: perspektiva e Kosovës është e qartë, evropiane dhe në këtë proces të rëndësishëm Sllovenia do të jetë mbështetësja e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor. Në këtë takim dy kryeministrat kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve mike, për mbështetjen sllovene për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për temat tjera me interes.
Thaçi i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Pahor për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë avancimit të proceseve demokratike dhe zhvillimit në Kosovë. Sipas tij, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Sllovenisë është modeli më i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm të vendeve të rajonit, thuhet në një kumtesë nga kryeminstria e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës ka theksuar rëndësinë e mbështetjes sllovene për qeverinë kosovare lidhur me procesin e integrimeve evropiane, e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Thaçi ka marrë mbështetjen e homologut të tij se Sllovenia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes qeverive të dy vendeve dhe ka shprehur bindjen se ky proces i bashkëpunimit do të avancohet në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se perspektiva e Kosovës është e qartë, ajo është perspektiva evropiane dhe në këtë proces të rëndësishëm Sllovenia do të jetë mbështetësja e Kosovës, përfundon kumtesa nga zyra e kryeministrit të Kosovës. .
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale Gjykata Federale kishte vendosur që vajza duhet të ndjekë një shkollë për nxënësit me nevoja të... -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë -
Crans-Montana: Padi penale kundër djalit të adoptuar të Morettit -
Shteti po ndërton zyra të reja – por punonjësit duan të punojnë nga shtëpia -
Pas tragjedisë në Kerzers, PostAuto paralajmëron trajnime të reja për shoferët












