Shkurt.ch
Sa të huaj punojnë në administratë dhe në ndërmarrjet shtetërore?
Në administratën në nivel federal, përqindja e të punësuarve me shtetësi të huaj është mjaft e ulët. Janë vetëm 4 për qind që kanë pasaportë të një shteti anëtar të BE-së dhe 0.5% të shteteve të tjera
Përparësia që duhet t`u jepet shtetasve të Zvicrës me rastin e punësimit është një kërkesë e aktualizuar sidomos pas votimit të iniciativës kundër Migrimit Masiv. Lidhur me këtë çështje, kohë më parë, deputeti pa parti Thomas Minder kishte bërë një interpelancë parlamentare ku kërkonte një zbatim më konsekuent të këtij kriteri kur është fjala për punësim në institucionet shtetërore ose të afërta me shtetin, shkruan blick.ch.
Këshilli Federal (qeveria) në përgjigjen e vet ka theksuar se edhe tash Administrata Federale i përmbahet këtij kriteri kur bën shpalljet e vendeve të lira të punës, transmeton albinfo.ch. Por masat për shfrytëzimin më të mirë të resurseve vendore duhet të shtohen edhe më tutje, shkruan qeveria në përgjigje.
Sidoqoftë, në administratën në nivel federal, përqindja e të punësuarve me shtetësi të huaj është mjaft e ulët. Janë vetëm 4 për qind që kanë pasaportë të një shteti anëtar të BE-së dhe 0.5% të shteteve të tjera.
Por, në ndërmarrjet shtetërore ose të mbikëqyrura nga shteti, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Kështu, në Ndërmarrjen Hekurudhore Federale (SBB/CFF) 11.6% të të punësuarve janë nga shtetet e BE-së dhe 3% nga shtete tjera; në Poshtë: 10% nga BE, 6% nga vendet tjera; Swisscom: 16% BE, 2% vendet tjera dhe RUAG: 9.4% BE, 0.4% vendet tjera.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











