Lajme
Reagime të ashpra në Prishtinë për mos lirimin e Haradinaj
Pas seancës gjyqësore, Haradinaj vetën e quajti peng politik. “Ky proces është më së paku ligj dhe më së shumti politikë”, ka thënë Haradinaj, pas vendimit të Gjykatës që vendimi për të të shtyhet me 6 prill
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet të paktën edhe një muaj në Francë, pasi Gjykata franceze e Colmar-it ka vendosur që të shtyjë për 6 prill vendimin në lidhje me ekstradimin në Beograd apo lirimin e tij. Vendimi u mor sot, ndërsa vetë Haradinaj tha se po mbetet peng politik nga gjykata franceze.
Pas seancës gjyqësore, e cila ka zgjatur vetëm disa minuta, Haradinaj tha se vendimi i radhës pritet më 6 prill. “Jam peng politik. Ky proces është më së paku ligj dhe më së shumti politikë”, ka thënë Haradinaj, duke përsëritur se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë, me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës.
“Lufta 1998-99 është filtruar në Gjykatën e Hagës. Luftë tjetër nuk ka ndodhë, pra unë jam peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij veprimi duhet t’u vijë turp si për edhe për ligjin edhe por të gjitha”, është shprehur ai.
Pas shtyrjes së verdiktit për rastin Haradinaj, kanë reaguar institucionet dhe përfaqësuesit më të larta të Kosovës, presidenti, qeveria, kryetari i Kuvendit, si dhe partitë politike në pushtet dhe opozitë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se mbajtja e Haradinajt në Francë, nën masën e lirimit me kusht, është e pakuptimtë.
“E konsiderojmë krejtësisht të papranueshme mbajtjen e Haradinajt dhe moskthimin e tij në Kosovë. Prandaj presim nga institucionet e Francës që të mundësojnë që ai sa më shpejtë të kthehet në Kosovë, ndërkaq para gjykatave të tilla duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krime në Kosovë”, ka thënë Mustafa, citon REL.
Kurse partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate thotë se shtyrja e vendimit përbën një përpjekje për mënjanimin politik të Haradinajt.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se gjykata franceze mori vendim abuzues për rastin Haradinajm, duke e quajtur arrestimi e ish komandantit të UÇK-së për Dukagjin, “një kidnapim për interesa të Serbisë dhe të gjithë atyre që janë në krahun e saj”.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha se gjykata franceze në Colmar mori një vendim zhgënjyes. Këto qëndrime, Hoxhaj tha se ia ka shprehur edhe ambasadorit të Francës në Prishtinë dhe ministrit të jashtëm francez.
“Unë kam biseduar në telefon me Haradinajn pas vendimit që ka marrë gjykata në Francë. Si Ministri e Punëve të Jashtme edhe ambasada jonë në Paris, do të ofrojë përsëri garanci shtetërore për akuza të cilat janë qesharake dhe të papranueshme të cilat i ka ngritur Serbia në rastin Haradinaj”, ka theksuar Hoxhaj.
Ndërkohë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti i Kosovës duhet të reflektojë dhe të marrë masa ndaj veprime të tilla të Serbisë.
“Më lejoni që të shpreh solidarizim me Ramush Haradinajn në këtë situatë tërësisht të pakuptimtë pas vendimit të sotëm, njejtë siç është i pakuptimtë çdo negocim me shtetin e Serbisë, përderisa nuk tërhiqen fletë-arrestet ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë bërë gjatë kohës së Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani.
Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












