Bota
Kush sa fiton në Gjermani?
Në vitin 2014 të ardhurat mesatare neto mujore të një familjeje njëanëtarëshe ishin 1760 euro. Për këtë arsye, mund të thuhet se i përkasin klasës së mesme të gjitha familjet njëanëtarëshe me të ardhura mujore në mes të 1410 dhe 2640 euro. Për një familje me dy fëmijë të ardhurat janë rreth dy herë më të larta: në mes të 2950 dhe 5540 euro në muaj.
Ky grup përbën rreth 40 milionë gjermanë, përkatësisht gjysma e popullsisë. Klasën e mesme e përbëjnë punëtorët e kualifikuar, por përfshihen edhe punëtorët e thjeshtë dhe punëtorë të pakualifikuar. Në klasën e mesme hyjnë edhe gjysma e 17 milionë pensionistëve në Gjermani. Kjo është struktura e saktë e të ardhurave në Gjermani:
Njerëz relativisht të varfër (16%) – të ardhurat i marrin nën 1050 euro në muaj për familje njëanëtarëshe.
Klasa e mesme e ulët (16%) – të ardhurat i marrin nga 1050 deri në 1410 euro në muaj për familje njëanëtarëshe.
Klasa e mesme (48%) – marrin nga 1410 deri në 2064 euro për familje njëanëtarëshe dhe 2950-5540 euro për familjen katëranëtarëshe.
Klasa e lartë e mesme (16%) – 2640 deri në 4400 euro në muaj për familje njëanëtarëshe.
Relativisht të pasurit (4%) – të ardhurat që i marrin shkojnë mbi 4400 euro në muaj për një familje njëanëtarëshe.
Siç raporton DW, Ministria e Çështjeve Sociale po ashtu konfirmon se klasa e mesme në vend është e qëndrueshme. Kjo është theksuar në raportin ende jozyrtar të rregullt të pasurisë dhe të varfërisë në vend. Në të njëjtën kohë, megjithatë, raporti shpreh shqetësim për disa tendenca në kuadër të klasës së mesme. Njerëzit në këtë klasë nuk janë të prekur nga varfëria, por megjithatë janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni shoqëror dhe nuk kanë frikë të përballen me varfërinë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











