Shkurt.ch
Rrëshqet dheu në magjistrale, izolohet nga bota fshati Bristen
Bëhet fjalë për rreth 100 metra rruge të shkatërruar dhe për pasojë në fshatin Bristen që ka rreth 500 banorë, tashmë mund të shkohet vetëm këmbë
Mbrëmjen e të dielës ka rrëshqitur dheu në rrugën regjionale në mes të lokaliteteve Amsteg dhe Bristen në Kantonin Uri. Bëhet fjalë për rreth 100 metra rruge të shkatërruar dhe për pasojë në fshatin Bristen që ka rreth 500 banorë, tashmë mund të shkohet vetëm këmbë. Izolimin e fshatit e ka konfirmuar për mediat zvicerane edhe kryetari i komunës Silenen, Hermann Epp në të cilën bën pjesë Bristeni.
Ndërkohë, drejtoria e ndërtimit e Kantonit Uri dhe komuna Silenen janë duke punuar në një lidhje emergjente.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut është duke u hetuar nga gjeologët dhe inxhinierët ndërsa ende nuk mund të thuhet se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës. Por me siguri nuk ka mundësi që izolimi të shpërthehet brenda ditës së sotme.
Autoritetet janë duke e përpunuar një plan të emergjncës. “Puna më e rëndësishme është sigurimi i furnizimit. Në rast se bllokimi do të vazhdojë më gjatë, ne do të detyrohemi që ushqimet në fshat t`i dërgojmë me helikopter”, ka thënë kretari i komunës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












