Uncategorized
Humb zgjedhjet, i zhgënjyer emigranti
“E kam pritur humbjen, megjithatë kam pritur gjithashtu që numri i emigrantëve që kishin të drejtë për të votuar të ishte më i lartë. Kjo do të thotë se emigrantët ende nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur për mundësinë e votës së tyre”, është shprehur Alimadhi
Kishte kandiduar për Bashkinë e Parmës, megjithatë nuk ka fituar votat e nevojshme. Shqiptari Gentian Alimadhi nuk është ndihet shumë i zhgënjyer me rezultatin, sa ka qenë i zhgënjyer me emigrantët shqiptarë, raporton albinfo.ch.
Kjo ishte hera e parë që një emigrant shqiptar garoi si kandidat për kryetar Bashkie i qytetit të Parmës, kundrejt dy kandidatëve italianë të Partisë Demokratike. Ai doli i treti, duke marrë rreth 12 % të votave.
“E kam pritur humbje, megjithatë kam pritur gjithashtu që numri i emigrantëve që kishin të drejtë për të votuar të ishte më i lartë. Kjo do të thotë se emigrantët ende nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur për mundësinë e votës së tyre”, është shprehur Alimadhi për mediat shqiptare.
Ai ka thënë se nuk ka dalë i humbur nga këto zgjedhje. “12% e votave nuk janë pak. Janë rreth 748 vota kundrejt 6300 votave të përgjithshme. Por realisht prisja të kapërceja 1000 vota. 40 % e emigrantëve të regjistruar për të votuar nuk u paraqitën e kjo do të thotë se ende nuk janë gati për një hap të tillë”, ka shtuar tutje ai.
Gentian Alimadhi ka lindur në Fier derisa në vitin 1993 emigroi në Itali.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë














