Opinione
Pse 8 Marsi nuk është ditë feste?
Ishte viti 1977 kur Kombet e Bashkuara vendosen t’ia përkushtojnë 8 marsin luftës për të drejtat e grave. Pra, nuk bëhet fjalë për festën e “Ditës së gruas”, as për “Ditën ndërkombëtare të gruas”, as për “Ditën e grave”, por për luftën për të drejtat e grave.
Ky marshim i 8 marsit do të duhej të ishte shkas për të përmendur pabarazitë gjinore që përjetohen gjatë 365 ditëve të vitit, dhe të cilat duket se po përkeqësohet në një pjesë të botës, pa harruar edhe maçoizmin(maqorrizmin) e dëshmuar nga disa figura politike që nxitën më 21 janar 2017 një mori lëvizjesh të grave në mbarë botën nëpërmjet ‘Women’s march’.
Pra, nëse vazhdojmë ta shënojmë këtë ditë, nuk është për të festuar arritjet e grave, por për të rikujtuar se ende ka shumë për t’u bërë për të drejtat e tyre. Përveç gjysmës së botës që përpiqet ta mbulojë sa më shumë, dhe tjetrës, e cila kërkon ta zhveshë sa më shumë, diku aty në mes, ku thuhet që mbretëron modernizmi, gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara nga pabarazia gjinore. Shembull i gjallë dhe i pabesueshëm mbetët hendeku që ekziston mes pagave të burrave dhe atyre të grave, e kjo pothuajse në të gjitha fushat ekonomike. Gratë fitojnë mesatarisht 23% më pak se burrat në botë, na kujton raporti i Bashkimit Evropian.
Nëse marrim parasysh dinamikën e sotme, ne mund të themi se do të na duhen së paku edhe 70 vjet për të zvogëluar këtë hendek, thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Gjithashtu, gratë vazhdojnë të vuajnë nga pasojat profesionale për shkak të amësisë, kurse vazhdojnë të bëjnë shumicën e detyrave shtëpiake, gjë që i pengon në investimin e tyre profesional. Sipas ILO, numri i tyre është akoma shumë i madh në fushat e punëve të pakualifikuara dhe në sektorët me më pak vlerë, siç janë pastrimi, shërbimet personale, etj.
E-Diaspora
-
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro... -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











