Lajme
Halbah: Nuk ka asgjë shqetësuese në Platformën shqiptare
I dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah është shprehur i bindur se presidenti Gjorgje Ivanov duhet t’i jep mandatin shumicës parlamentare, që me këtë t’i hap rrugë formimit të qeverisë së re
Platforma shqiptare nuk paraqet asgjë shqetësuese për Maqedoninë, ka deklaruar i dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah. Këto komente ai i bëri pas takimit që realizoi me liderët e partive politike shqiptare. Ai madje është shprehur i bindur se presidenti Gjorgje Ivanov duhet t’i jep mandatin shumicës parlamentare, që me këtë t’i hap rrugë formimit të qeverisë së re.
“Jemi të bindur se Ivanov duhet t’i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja të vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera. Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen”, deklaroi diplomati gjerman, Helbah.
Ndërkaq, Ali Ahmeti i kundërshtoi pohimet mediale se ai është tërhequr nga Platforma e përbashkët shqiptare. “Diskutuam me për situatën politike, gjermania është e interesuar për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti, citon INA.
Kurse Ziadin Sela pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, ka deklaruar se partitë politike shqiptare janë të vendosur dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët dhe se sipas tij presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.
Në këtë takim, Sela i informoi për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.
Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.
“Shteti gjerman edhe njëherë dëshmon se është i interesuar për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë, deklaroi lideri i lëvizjes BESA|, Billal Kasami, pasi përfundoi takimin me ambasadorin Helbah. Kasami u shpreh se është optimist dhe pret që kriza disa vjeçare politike shumë shpejtë të mbarojë dhe kërkoi sjellje te matur prej aktoreve politik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?












