E-Diaspora
Shoferi i autobusit godet kosovarin dhe e fyen në baza etnike
Fillimisht në mes tyre pati një këmbim fjalësh. Pastaj shoferi e goditi kosovarin në krahë dhe e ofendoi atë duke përdorur shprehje fyerjeje në bazë etnie
Një shofer 50 vjeçar autobusi nga qyteti Dülmen i Gjermanisë duhet të përgjigjet para gjyqit për një fyerje në bazë etnike që i ka bërë një kosovari. Fyerja ka ndodhur të enjten në një stacion autobusi në Osterwick, shkruan azonline.de.
Shoferi duket të ketë qenë i zemëruar me kosovarin nga Rosendali, i cili kishte ndaluar makinën në vendin e ndalimit të autobusit, transmeton albinfo.ch. Fillimisht në mes tyre pati një këmbim fjalësh. Pastaj shoferi e goditi kosovarin në krahë dhe e ofendoi atë duke përdorur shprehje fyerjeje në bazë etnie. Për më tepër, ai bëri në drejtim të tij një lëvizje të dorës që kuptohet si therje në fyt.
Kundër shoferit është iniciuar procedurë penale.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













