Bota
Policia parandalon sulmin në një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani
Policia gjermane ka paralajmëruar një sulm terrorist, duke vepruar mbi një informacion dhe vendosi të mbyllë qendrën tregtare në Essen, njoftoi DPA, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet kishin “dëshmi konkrete” që është duke u përgatitur një sulm terrorist në qendër.
Më parë, të njëjtën ditë, një zyrtar i policisë tha për DPA se kishte marrë informacion nga “shërbime të jashtme” që qendra tregtare duhet të jetë objekt i një sulmi terrorist.
Paralajmërimi u dha para hapjes së qendrës, por policia e mbylli duke i evakuuar të punësuarit për të kryer një inspektim të plotë.
Qendra tregtare është një nga më të mëdhatë në Gjermani, me mbi dyqind ndërtesa tregtare dhe mbi 60.000 vizitorë. Ditën e shtunë mbeti e mbyllur gjatë gjithë ditës, madje janë mbyllur dhe parkingjet dhe stacioni i ngjitur i metrosë.
Sipas radios “Rundfunk Westdeutscher”, për sulmin terrorist është përdorur një mjet shpërthyes që ishte vendosur nga anëtarët e “Shtetit Islamik, ISIS”, raporton TASS.
Në lidhje me incidentin, dy njerëz në qytetin e afërt të Oberhausen janë marrë në pyetje, policia thotë se ata mund të jenë autorët e mundshëm.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Pasojat e të nxehtit në Zvicër Fermerët paralajmërojnë pasoja për prodhimin bujqësor ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten... -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle












