Bota
Tre kamikazë kishin planifikuar sulmin në qendrën tregtare në Essen
Tre burra vetëvrasës po planifikonin një sulm me bombë në një qendër tregtare në Essen, duke aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre, shkruajnë mediat gjermane të hënën, duke zbuluar detajet e këtij kërcënimi, për shkak të të cilit ishte mbyllur qendra gjatë fundjavës në këtë qytet.
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se të dyshuarit planifikonin për të kryer sulmin në një qendër tregtare në Essen nga ora 16.30, të shtunën, më 11 mars. Gazeta gjithashtu thekson se organizatori ishte një 24-vjeçar, Imran K. Reme. Në qytetin e afërt të Oberhausen besonin se ai udhëtoi në prill 2015 në Siri nëpërmjet Turqisë, për të luftuar në anën e Shtetit Islamik, ISIS, organizatës xhihadiste.
Autoritetet gjermane thuhet se deri në vitin 2015 e kishin mbikëqyrur si person potencialisht të rrezikshëm. Gazeta “Die Welt” shkruan se ai ka rekrutuar nëpërmjet rrjeteve sociale disa organizata radikale ekstremiste islamike. Ai ka përcaktuar kohën e saktë dhe vendin e sulmit, kanë thënë burime nga prokuroria dhe të rendit, të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.
Qendra tregtare “Limbeker Platz” të shtunën ishte evakuuar dhe fortifikuar, pasi policia tha se agjencitë e sigurimit kishin marrë “dëshmi shumë konkrete” të një sulmi të planifikuar. Policia thotë se në lidhje me sulmin e planifikuar janë marrë në pyetje dy burra në qytetin e afërt të Oberhausenit, por në ndërkohë u liruan.
“Limberker Platz” është një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani dhe të shtunave mesatarisht e vizitojnë rreth 60 mijë njerëz. Ndërkohë qendra është rihapur për vizitorët.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë











