Lajme
Enti i Statistikave, thotë se popullsia kosovare po plaket
Aktualisht Kosova ka popullsinë më të re në botë, por ky trend po shkon duke ndryshuar, thonë zyrtarët e Entit të Statistikave të Kosovës.
Sipas statistikave që janë prezantuar, popullsia e Kosovës po plaket. Në vitin 2003 kur edhe është bërë anketa e fundit demografike, Kosova nga mosha 0 deri në 15 vjet ka pasur 33% të popullsisë, ndërsa sot 8 vjet më vonë, kjo shifër ka rënë në 28%.
Statistikat e vitit 2003 paraqesin mesataren e të dhënave në 3 fëmijë për një femër, ndërsa në vitin 2009 është zvogëluar në 2. Përfaqësuesit e Entit të Statistikave e konsiderojnë këtë trend si rënie drastike të natalitetit në Kosovë.
Vendet rurale vazhdojnë të jenë më të banuarat me 63 %, ndërsa migrimi vazhdon të mbetet karakteristikë e popullsisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje











