Shkurt.ch
Për dënimin si xhihadist mjafton vullneti i shprehur pro ISIS-it
Rasti i referohet një personi me shtetësi zvicerane dhe libaneze, i cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut, pasi që kishte dashur të udhëtonte në Siri për t`iu bashkuar trupave terroriste të “Shtetit Islamik”
Personat që provojnë të udhëtojnë jashtë vendit për t`iu bashkuar xhihadistëve, edhe në rastet kur nuk ia dalin të shkojnë, bëjnë shkelje të ligjit. Mjafton qëllimi i tyre i bërë i njohur për destinimin që kanë marrë. Kështu ka vendosur Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, duke vërtetuar kështu një vendim të tillë që kishte marrë Gjykata Federale Administrative, shkruan sda.ch
Rasti i referohet një personi me shtetësi zvicerane dhe libaneze, i cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut, pasi që kishte dashur të udhëtonte në Siri për t`iu bashkuar trupave terroriste të “Shtetit Islamik”.
Përkundër faktit se personi në fjalë nuk kishte bërë ndonjë plan konkret për sulme terroriste, ai ka bërë shkelje të të ashtuquajturit “Ligj Al-Kaida/IS”, i miratuar enkas për të luftuar terrorin islamik. Sipas vendimit të Gjykatës Federale, i dënuari me vetë synimin e tij për t`iu bashkuar xhihadit, ka ushtruar propagandë për Shtetin Islamik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














