Bota
Në cilën ambasadë u lëshuan më shumë viza pune për në Gjermani ?
Në vitin 2016 viza pune të Gjermanisë kanë marrë 2.638 persona, të cilët kanë paraqitur kërkesat në ambasadën në Shkup, ndërsa 468 u refuzuan, sipas një përgjigjeje të qeverisë gjermane për Të Gjelbërit, shkruan albinfo.ch.
Më pak viza pune janë aprovuar në ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, 1.230 dhe në Podgoricë vetëm 681. Në Beograd një dritë jeshile për të punuar kanë marrë 3,547 njerëz, në Sarajevë 5594 njerëz dhe pak më pak në Prishtinë, 5116 persona.
Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi) nga 1 janari 2016 kanë mundësinë e marrjes së vizave për të punuar në Gjermani. Qëllimi i kësaj mase është reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga këto vende dhe për të inkurajuar njerëzit, të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani, që të kthehen në vendet e tyre.
Sipas planeve fillestare të Ministrit së Punës, ishte që të jepen 20.000 viza pune për njerëzit në Ballkanin Perëndimor për 5 vjet. „Për shkak të pengesave burokratike dhe për shkak të periudhës së gjatë të pritjes për paraqitjen e kërkesave në muajt e fundit, në mënyrë të përsëritur u shfaqen probleme“, tha ministri gjerman i Punës, në një përgjigje të qeverisë gjermane për çështjen e ngritur nga deputetët e Të Gjelbërve në Bundestag.
Dorëzimi i një kërkese për vizë të një punëkërkuesi tashmë duhet të ketë siguruar miratimin nga Agjencia Gjermane e Punës.
Pastaj pritjet në ambasadat gjermane në vendin përkatës, ku janë paraqitur kërkesat, janë shoqëruar nga një periudhë prej disa javësh të trajtimit dhe shqyrtimit të aplikimit. Gjatë gjithë kësaj kohe, punëdhënësit në Gjermani në pritje të punëtorit që zgjodhën, vendosin të marrin një punëtor në vend që të fillojë të punojë.
Siç raporton DW, Qeveria e Gjermanisë vlerëson se duke pasur parasysh mungesën e specialistëve, nevojë urgjente është shkurtimi dhe përshpejtimi i procedurave. Në muajin e parë të vitit në vazhdim, 281 kërkesa janë paraqitur për punë në ambasadën gjermane në Shkup. Në ambasadën në Shkup në janar 2016 janë punësuar edhe dy persona, staf lokal.
Në javët e ardhshme do të hapet edhe një vend pune për një person, i cili do të marë vendime në lidhje me aplikimet për viza, tha në një përgjigje qeveria gjermane për anëtarët e Të Gjelbërve.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












