Shkurt.ch
Qëllohet me plumb në këmbë kosovari
Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes. Pastaj janë kapur edhe dy të dyshuar, me shtetësi të Maqedonisë
Në një këmbim të shtënash me armë që ka ndodhur pasditen e të premtes në një treg në Niederurnen të Kantonit Glarus, është plagosur në këmbë një kosovar 35 vjeçar, shkruan agjencia e lajmeve SDA. Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Kantonal të Glarusit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes, njofton policia. Dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesëmarrës në këtë konflikt, dy shtetas të Maqedonisë, 25 gjegjësisht 31 vjeçar kanë marrë fillimisht arratinë, transmeton albinfo.ch. Por, i riu është kapur nga policia e Kantonit të St. Gallenit rreth orës 18.00 në daljen e autostradës Sargans. Edhe 31 vjeçari është arrestuar rreth orës 19.25 në Ziegelbrücke.
Aktualisht nuk ka informacione lidhur me motivin dhe prapavijën e aktit. Hetimet vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














