Shkurt.ch
Rekord i ri i trenave zviceranë:1.25 milionë pasagjerë në ditë
Marrë në tërësi SBB/CFF e vlerëson të suksesshëm vitin 2016. Përmes saj kanë lëvizur 1.25 milionë pasagjerë në ditë që është rekord i deritashëm.
Ndërmarrja Federale Hekurudhore (SBB/CFF) duke bërë bilancin e punës së saj vjetore për vitin 2016 vjen në përfundimin se mbrapa vetes ka lënë një periudhë të suksesshme. Kështu, sipas të dhënave të publikuara sot, fitimi vjetor i koncernit ka qenë 381 milionë franga ose 135 milionë më shumë se një vit më parë, shkruan srf.ch.
Rritja e fitimit i referohet para së gjithash shitjeve të patundshmërive pastaj rezultatit të përmirësuar financiar dhe përmirësimit të degës së transportit të mallrave, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër rezultati i veprimtarisë bazë, asaj të hekurudhave ka pasur një rënie prej 19 për qind.
Megjithatë, marrë në tërësi SBB/CFF e vlerëson të suksesshëm vitin 2016. Përmes saj kanë lëvizur 1.25 milionë pasagjerë në ditë që është rekord i deritashëm.
Ndërkaq, raporti çmim-kualitet i shërbimit gjatë vitit që shkoi është kritikuar më tepër nga klientët. Por vlerësimet e klientëve kanë qenë më pozitive sa i përket pasurisë dhe vendeve të lira. Ndërsa në pikën e saktësisë, trenat e SBB/CFF-së janë edhe më tutje model në Evropë. 88.8 për qind e pasagjerëve kanë arritur me kohë në vendin për ku janë nisur dhe kjo është vlera më e lartë e realizuar në pesë vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











