Lajme
Tensione në veri, anulohen bisedimet në Bruksel
Për shkak të shpërthimit të dhunës në veri nuk ka nisur as raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë i planifikuar të fillojë të martën në Bruksel.
Shefi i ekipit serb, Borislav Stefanoviq, nuk është paraqitur fare në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, ku ai së bashku me kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri, e kanë pritur atë me orë te tëra.
Takimi i planifikuar të niste pasdite është anuluar, ndërsa zyra e lehtësuesit Cooper ka shprehur shpresën që ai të fillojë në mëngjesin e së mërkurës. Zyrtarisht dështimi i takimit është prezantuar si vonesë e paqëllimshme e ekipit serb.
Mirëpo, kryenegociatori serb, Stefanoviq, ka sqaruar se me qëllim nuk është paraqitur në tavolinën e bisedimeve.
“Në këtë situatë kur në veri të Kosovës po ushtrohet dhunë dhe ku po shtihet me armë ndaj njerëzve të paarmatosur, është e pamundur të bisedohet për problemet e telekomit, energjisë dhe iniciativat rajonale”, i ka thënë Stafanoviq agjencisë Fonet.
Ai ka ngulur këmbë që është “me përparësi të zgjidhen çështjet e Jarinjës dhe Bërnjakës”. Stefanoviq i ka kushtëzuar ndërmjetësit evropianë e amerikanë, si edhe palën kosovare se “nuk do të ketë negociata me Prishtinën derisa bisedimet për pikëkalime nuk japin ndonjë rezultat, pra derisa nuk gjendet një mundësi e prekshme për dalje nga situata e tanishme”.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali 42-vjeçari shqiptar vdiq në vendngjarje pasi motoçikleta e tij u përplas me një veturë në provincën... -
Kosovë
27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google












