Lajme
Prishtinë: SHBA dënon sulmin në veri
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm drejtuar në grupin multietnik të 41 punëtorëve
Bëhet e ditur se cak i sulmit të sotëm ishin të punësuarit në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore, raportojnë mediet në Prishtinë.
“Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë, të cilët punonin për kafshatën e gojës”, thuhet në këtë reagim.
“Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat, të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike”, thuhet më tej në komunikatë Ambsadës amerikane.
Nga ana tjetër zyrtarët komunal vizituan banorët e sulmuar në veri duke dënuar sulmin dhe njëherësh kanë kërkuar nga banorët që të jenë gjakftohtë dhe të mos bien në provokimet e strukturave kriminale serbe.
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup kriminelësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet as ku janë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












