Lajme
Abetarja për nxënësit e Luginës së Preshevës, pa simbole kombëtare!
Ambasadori shqiptar në Beograd Shpëtim Çaushi, jep pëlqimin që Abeterja të reprodukohet, duke larguar simbolet nacionale dhe shtetërore
Abetarja në gjuhën shqipe e cila iu dhurua nxënësve nga Lugina e Preshevës me 14 shtator, dhe nga e cila do të mësojnë filloristët, iu janë heqë simbolet kombëtare dhe ato shtetërore.
Në një faks, të cilin e posedon redaksia e Presheva.com, e cila është dërguar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, jep pëlqimin që “Abeterja dhe fletorja punuese të reprodukohet, duke larguar simbolet nacionale dhe shtetërore”.
Kjo letër iu është dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Republikës së Serbisë në muajin prill të vitit 2011.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë me këtë rast, duke respektuar standardet e lartpërmendura, ka premtuar se do të dhurojë një mijë abetare për nxënësit shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











