Shkurt.ch
Sonte në orën 2 fillon llogaritja verore e kohës
Në Zvicër, ndarja në kohë verore dhe dimërore ka hyrë në fuqi nga viti 1981, më vonë se në të gjitha shtetet që sot i takojnë BE-së
Sonte, në orën 2 pas mesnate, akrepat e orëve duhet t`i shtyjmë për një orë më vonë, gjegjësisht ata duhet të tregojnë orën 3 në vend se 2. Pra, Zvicra, BE dhe pjesa më e madhe e Evropës hyjnë në sezonin e llogaritjes verore të kohës.
Për të gjithë ata që e lodhin kokën me dilemën “jetike” nëse pas këtij ndryshimi u bie të flenë më gjatë ose më shkurt, përgjigja është paksa dëshpëruese: më shkurt.
Në Zvicër, ndarja në kohë verore dhe dimërore ka hyrë në fuqi nga viti 1981, më vonë se në të gjitha shtetet që sot i takojnë BE-së. Qysh atëherë dhe më parë, ka pasur e vazhdon të ketë debat për atë se a ia vlen apo jo një ndarje e tillë e kohës.
Ndërkohë, në shumicën e vendeve të Azisë dhe të Afrikës vazhdon të ketë vetëm një llogaritje të kohës: as verore dhe as dimërore.
Sinjali për ndryshimin e llogaritjes të kohës, në Zvicër vjen nga Gjermania, pasi që një antenë përkatëse në Zvicër është jashtë funksionimit që nga viti 2011.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














