E-Diaspora
Edhe pse e integruar mirë, familja rome dëbohet në Kosovë
Kryefamiljari ka thënë se në Kosovë nuk ka shtëpi e punë, por megjithatë familja Fila, edhe pse e integruar mirë, është dëbuar në vendlindje
Pavarësisht se ishte e integruar mirë në Gjermani, familja nga Kosova do të dëbohet në vendlindje. Familja Fila nga Kosova dëshiroi të qëndronte, por, kjo nuk është marrë parasysh dhe tashmë i presin kushtet e vështira, thonë ata, shkruan ‘www.kreiszeitung.de’.
Alisa dhe Ruzhdi Fila kishin filluar edhe të mësojnë gjuhën gjermane, kurse iu ka ndihmuar miku i tyre, Burim Aliti me përkthimin. Edhe ai është me origjinë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Alisa, Ruzhdia dhe tre fëmijët duhet të lënë Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë. Të tre fëmijët gjithashtu kishin filluar të integrohen. Kërkesa për azil iu ishte refuzuar dhe tashmë i pret kthimit.
“Kjo është shumë e keqe për ne”, thotë Ruzhdiu para se të nisej. “Ne kemi menduar se fëmijët do të ndërtojnë të ardhmen këtu. Nuk kam shtëpi, nuk kam punë, ne praktikisht jemi në rrugë”, vazhdon tutje ai, kurse Alisa ka shtuar: “Fëmijët kanë qarë kur iu kemi thënë se duhet të kthehemi”. Vajza e tyre Majlinda vuan nga një sëmundje e rëndë e syrit, por para operacionit në maj, ajo do të kthehet në vendlindje. Familja nga Kosova ka humbur çdo perspektivë tani. Ata ankohen se edhe kushtet në mjekësi janë të rënda.
Por, situata akoma më shumë rëndohet, pasi ata janë romë. Ata do ta kenë vështirë për të gjetur punë dhe nuk do të pranohen lehtë.
Gjermanët iu kanë ndihmuar me mundësitë e tyre dhe kanë dhënë donacione. Për këtë familja Fila i falënderon pafundësisht. Megjithatë, të vetmen gjë të mirë e konsiderojnë se i pret familja në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











