Integrimi
Punëtorët financiarë shqiptarë të Zvicrës zgjedhin kryesinë e re
Kryesia e re e asociacionit është në këtë përbërje: Albert Muhadri, Fitore Salahi, Amir Biqkaj, Getoar Vejseli dhe Rilind Meta
Të martën, më 28 mars në Cyrih është mbajtur kuvendi i dytë i rregullt i anëtarësisë së SAFA (Swiss Albanian Finance Association) me ç’rast është zgjedhur kryesia e re e saj. Kjo shoqatë, e themeluar para pak vitesh në Cyrih, bën bashkë punëtorët financiarë shqiptarë, që punojnë në banka dhe institucione tjera financiare në Zvicër.
Në bilancin e punës së realizuar gjete vitit 2016 janë përfshirë një numër aktivitetesh të kësaj shoqate, si: mbajtja e një workshopi me shoqatën e studentëve shqiptarë të Cyrihut “Studenti”, pastaj pjesëmarrja e SAFA në samitin “Macedonia2025” si e vetmja shoqatë shqiptare.
Pjesëmarrja në këtë organizim, siç thuhet në shkresën e SAFA, është pritur shumë mire nga organizatorët e këtij samiti. Samiti organizohet nga një NGO në Maqedoni dhe ka përkrahje nga dhjetëra kompani të mëdha botërore si dhe nga organizata të shumta. Më tutje SAFA gjatë vitit të kaluar ka pasur bashkëpunim me GAF (Global Albanian Foundation) si dhe Germin (projekt i KosovoDiaspora.org) si dhe organizime të ndryshme për anëtarët dhe miqtë e SAFA.
Në kuvend është bërë edhe zgjedhja e kryesisë së re të asociacionit në këtë përbërje: Albert Muhadri, Fitore Salahi, Amir Biqkaj, Getoar Vejseli dhe Rilind Meta.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














