Lajme
Ahmeti: Nuk isha në dijeni që jahti ishte i Devollëve
Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës fotografinë e tij në jaht në Mal të Zi e konsideron si “sulm” në prag të zgjedhjeve të reja komunale
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, një javë pas publikimit nëpër mediat kosovare, ka pranuar se fundjavën e kaluar ka qëndruar në jaht në bregdetin e Malit të Zi. Ai thotë se ka qëndruar në Budvë dhe ka qëndruar në një jaht për të cilën thotë se nuk e kishte ditur se është i Blerim Devollit të kompanisë “Devolli”.
Ahmeti për emisionin “JNK” deklaroi se ka qenë i ftuar për të hipur në jaht së bashku me bashkëshorten e tij dhe ka qenë një pushim i thjeshtë. Ndërsa publikimin e tij në jaht nga mediat, ai e sheh si luftë në prag të zgjedhjeve lokale.
“Aty ka pasur grupe të ndryshme dhe kam takuar gjatë ditës plot njerëz tjerë dhe pasi kam hangër darkë kam shku atje se aty janë të parkuara dhe unë kam hy me gruan time dhe brenda 5 minutave lajmi ka dalë në portal. Kur më kanë ftuar, unë nuk kam pyet e kujt është kjo jaht prej kujt e kanë ble.., nuk mundet të kthehen mbrapa qoftë edhe nëse është e Devollit”, tha Ahmeti.
“Kam pirë koka- kollë zero. Aty ka qenë edhe Blerim Devolli që erdhi mandej”, tregoi Ahmeti, duke e konsideruar fotografinë e tij në këtë jaht në Mal të Zi është “sulm” në prag të zgjedhjeve të reja komunale.
“Ka arsye të ndryshme pse ka ndodhur ky sulm, nga portalet që mendoj se janë të lidhura ngushtë me qeverinë dhe njerëz të caktuar, por megjithatë unë jam i gëzuar sepse mua qytetarët më mbajnë në një standard të llogaridhënies. Nuk jam person as që e ndjek luksin e as që shpenzoj në para të popullit, por një fotografi e kanë kthyer si sulm ndaj meje”, tha Ahmeti.
Familja “Devolli” nga Peja është ndër familjet më të pasura në Kosovë, e cila në pronësinë e saj ka një varg biznesesh që kanë vënë emër në tregun kosovar. Në pronësi të kësaj familjeje është “Princ kafe”, qumështi “Vita”, terminali dhe qendra e homologimit të automjeteve, restorantet “Princ”, fabrika e dyshekëve “Comodita”, ajo e miellit “Msillosi”, “ZMobile”…etj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











