CH-Ballkani
Investimet direkte shënojnë rekord në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në Shqipëri gati arritën shifrën 1 miliard euro në vitin 2016 . Mediat në Tiranë e cilësojnë si një rekord të ri historik.
Sipas të dhënave, të publikuara në bilancin e pagesave, në vitin 2016 kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare saktësisht 983 milionë euro, ose 10.5 për qind më shumë se një vit më parë.
Siç raporton Top Channel në Tiranë nga të dhënat e detajuara tregojnë se ekonomia shqiptare ka përfituar dy nga projektet madhore në fushën e energjetikes, përkatësisht Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit, të cilët kanë hyrë në fazën kulmore të punimeve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e katërt investimet në sektorin e energjisë dhe gazit ishin 166.5 milionë euro, ndërsa në total për të gjithë vitin shifra llogaritet në rreth 370 milionë euro.
Pas energjisë, në vendin e dytë sektori që ka marrë më shumë investime nga jashtë në ekonominë shqiptare rezulton industria nxjerrëse.
Vetëm në tremujorin e katërt kompanitë e huaja investuan 55 milionë euro në këtë sektor. Këtu bëjnë pjesë investimet në fushën e naftës, përkatësisht në vendburimin e Patos-Marinzës dhe kërkimet në zonën e Shpiragut.
Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit, në Shqipëri investimet e huaja kanë patur një ecuri pozitive pavarësisht krizës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













