Lajme
Rriten remitencat për 12 për qind
Sipas Seenews, fluksi më i madh i dërgesave të emigrantëve të huaj në Kosovë ka arritur në 691 milionë euro në vitin e kaluar, krahasuar me 665.5 milionë euro në vitin 2015
Gjatë vitit 2016 dërgesat nga diaspora shënuan ngritjen më të madhe gjatë viteve të fundit duke shënuar një rritje prej 12.7 për qind. Këto të dhëna janë bërë publike nga Banka Qendrore e Kosovës e që sipas tyre, mërgimtarët kosovarë zakonisht zgjedhin operatorët e transferimit të parave për të dërguar para për miqtë dhe familjarët, përcjell albinfo.ch.
Sipas Seenews, fluksi më i madh i dërgesave të emigrantëve të huaj në Kosovë ka arritur në 691 milionë euro në vitin e kaluar, krahasuar me 665.5 milionë euro në vitin 2015, transmeton IO. Po ashtu nga gjithsej këto 666.5 milionë euro, 148.8 milionë euro janë dërguar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe 90.5 milionë euro nga ata që jetojnë në Zvicër.
Pjesa më e madhe e këtyre remitencave shkon në konsum ditor, dhe vetëm një pjesë e vogël në zhvillim ekonomik. Ekspertët e ekonomisë në Kosovë disa herë kanë kërkuar që dërgesave nga diaspora t’u ndërrohet destinacioni, nga konsumi dhe shpenzimet në shëndetësi, të orientohen në zhvillim ekonomik dhe në biznese.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











