Shkurt.ch
Gjendet i vdekur në dhomën e tij një azilkërkues
Prokuroria Publike e Bazelit ka deklaruar për mediat zvicerane se i ndjeri është gjetur pa shenja jete, i shtrirë në dhomën e tij
Paraditen e sotme në Qendrën për pranim dhe procedurë të azilit në Bazel është gjetur i vdekur një azilkërkues nga Irani. Rrethanat që kanë sjellë vdekjen e 33 vjeçarit janë ende të pasqaruara, shkruan srf.ch. Por, ajo që dihet me siguri është se azilkërkuesi iranian ndodhej në trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore që kishte.
Prokuroria Publike e Bazelit ka deklaruar për mediat zvicerane se i ndjeri është gjetur pa shenja jete, i shtrirë në dhomën e tij. Personeli i qendrës ka alarmuar menjëherë ndihmën e parë, por mjeku i emergjencës ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e azilkërkuesit.
Aktualisht Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Policia Kriminalistike janë duke zhvilluar hetime për të gjetur shkakun e vdekjes.
Iraniani ndodhej prej tre muajsh në Qendrën e Pranimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit















