Lajme
11 arsye për të vizituar Shqipërinë
Malet, plazhet, riviera shqiptare, kultura, ushqimi janë disa nga arsyer për ta vizituar Shqipërinë
Për shumëkënd, Italia dhe Greqia janë vende për t’i kaluar pushimet. Ushqimi, plazhet e peizazhet janë disa nga veçoritë që të adhurohet jeta mesdhetare.
Por, është një vend që i plotëson nevojat, së paku 65 % momentalisht. Shqipëria është një vend i pazbuluar. Kjo është e arsyeshme, duke marrë se për gjysmë shekulli ka qenë e izoluar. Por, tani peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, plazhet e klasir botëror, ushqimet e lashta dhe njerëzit mirëpritës janë disa nga arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria, shkruan ‘goeasteurope.about.com’, përcjell albinfo.ch.
Ky sajt jep edhe 11 arsye pse duhet të vizitohet Shqipëria dhe pse është një vend ideal për pushime.
Për dallim nga vendet tjera, Shqipëria ka qenë e izoluar dhe njerëzit janë shumë mirëpritës. “Besa” e shqiptarët, pasi vendësit llogaritën njerëz që mbajnë fjalën.
Malet janë një tjetër arsye, pasi 70 % e vendit është e mbuluar me male, dhe ka shumë bukuri si Alpet Shqiptare dhe për t’i vizituar këto vende është më lirë se Alpet në Zvicër.
Riviera shqiptare gjithashtu është një arsye tjetër. Shumëllojshmëria e kulturës, gjithashtu është një arsye tjetër, ashtu si edhe toleranca fetare.
Shqipëria ka kaluar në shumë luftëra dhe historia e saj është e pasur, me vende historike e gjësende arkeologjike. Bunkerët të ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës, gjithashtu janë një arsye tjetër.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











