Lajme
Gjykata franceze e Colmar-it, liron Ramush Haradinajn
Pas katër muajve, sa është mbajtur në Francë, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, duke vendosur lirimin e tij. Në Prishtinë kanë nisur festat me fishekzjarrë
Gjykata franceze në Colmar ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbi të cilin rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999. Pas katër muajve, sa është mbajtur në Francë, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, duke vendosur lirimin e tij.
Pas marrjes së vendimit, Haradinaj është paraqitur para gjykatës, ku e kanë pritur disa simpatizantë të tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa menjëherë pas konfirmimit të lajmit për lirim, në Prishtinë ka nisur festa.
“Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa e Serbisë. Pres ta marr pasaportën dhe jam i lirë, do të kthehem në Kosovë. Janë humbur katër muaj kohë, nuk është pak, është kohë e çmueshme. Por, ka ndodhë ajo që është dasht të ndodhë, e drejta është në anën tonë”, është shprehur Haradinaj.
Zyrtarët e AAK-së, parti kjo që drejtohet nga Ramush Haradinaj, nuk kanë pranuar që Haradinaj të pritet në Kosovë me ceremoni shtetërore, por siç është thënë, ai do të pritet me ceremoni familjare, duke përfshirë edhe një tubim me qytetarët, i cili me gjasë është thënë se do të mbahet të premtën në qendër të Prishtinës.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë-arresti të Serbisë. Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar.
Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













